Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, si dhe mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për përmirësimin e taksimit, transparencës dhe llogaridhënies.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, si dhe mbrojnë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re