Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është shprehur e ngazëlluar nga takimi që ka pasur me sopranon shqiptare Ermonela Jaho.

Kim postoi disa foto në “Instagram”, ku shprehet se folën për muzikën dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë.

“Takova një nga idhujt e mi; yllin e mirënjohur të operës, Ermonela Jahon. Kemi punuar më herët bashkë në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, por kjo ishte hera e parë që takoheshim personalisht.

Ne folëm për aftësinë unike të muzikës për të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin, për këmbënguljen dhe mbi të gjitha për fuqinë e shpresës dhe dashurisë. Faleminderit, Ermonela dhe mezi pres të të shoh në skenë”, shkruan Kim në postimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re