Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ishte e pranishme sot në Autoritetin e Dosjeve ku u njoh me histori të persekutimit të të përndjekurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Ajo falenderoi pjesëmarrësit që i treguan një pjesë të dhimbshme por të rëndësishme të popullit shqiptar.

Në një status në Twitter, Kim shkruan se “varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që përndjekin ndërgjegjjen e dikujt”.

Statusi i plotë

Varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt. Faleminderit që treguat një pjesë të dhimbshme, por të rëndësishme të historisë së Flamurit të Shqipërisë

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re