Ambasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajadaraga, ka vizituar ditën e sotme kryepeshkopin Janullatos, i cili ndodhet në spitalin “Evangjelizmos”, pas infektimit me Covid,

I ndodhur në spital, kryepeshkopi kërkoi të takojë nga afër ambasadoren, e cila e vizitoi duke i përcjellë urimet e gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë.

Kryepeshkopi falënderoi ambasadoren për interesimin dhe shprehu bindjen se edhe kjo sprovë do të kalojë dhe njerëzimi do dalë fitimtar ndaj pandemisë së Covid 19.

Ditën e sotme ai shprehu mirënjohjen e sinqertë për mjekët, infermierët dhe njerëzit që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje për të.

“Mos ki frikë, vetëm beso”, tha kryepeshkopi.

Kujtojmë se Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos rezultoi pozitiv me Covid 19 disa ditë më parë, dhe u dërgua me helikopter ushtarak drejt Greqisë, pasi mjekët shfaqën shqetësim për gjendjen e tij, për shkak të moshës por edhe sëmundjeve me të cilat është përballur më herët.

Ka qenë kryeministri grek Mitsotakis ai që ka firmosur urdhrin e transportimit të Janullatosit me helikopter ushtarak drejt Greqisë, duke dëshmuar dhe njëherë tjetër se të paktë janë ata që kanë besim në sistemin spitalor në vendin tonë.

91-vjeçari Janullatos në muajin Qershor të këtij viti, iu nënshtrua një operacioni në zemër, duke bërë që të jetë më i rriskuar nga komplikacionet Covid.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re