Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme parlamentare e krahasoi procesin e rindërtimit të shtëpive pas tërmetit të 26 nëntorit me hapin e breshkës.

Ai theksoi se tre firmat piramidale të ditëve të sotme janë tre partitë më të mëdha në vend PS, PD, LSI, të cilat po vjedhin popullin në mënyrë më të moderuar se sa ato të krijuara në vitin ’97.

“Në ‘97 ishin tre firmat piramidale Sudja, Xhaferri, Leka, kurse sot janë tre firma piramidale më të moderuara, PS PD LSI, janë piramida që menaxhojnë jetët e shqiptarëve. Morët 1.2 miliardë borxhe, po ecni me hapin e breshkës, kishit të gjithë kohën dhe mjetet e nevojshme për t’i dënuar ata që vodhën në këto 8 vite, mos bëni propagandë, por ndihmoni popullin e bëni punën tuaj”, tha Valteri.

Ndërkohë që deputeti më tej komentoi dhe deklaratat e Yuri Kim, që SPAKU të veproj, dhe sipas tij ajo e di shumë mirë se cilët prej politikanëve kanë dosje dhe cilët jetojnë në luks.

”Para se të na thuash se Luli është cun i mirë dhe i  bukur, plotëso 15 kushtet e bundestagut gjerman se u bërtë gazi i botës duket hapur shampanjë dhe rezultati është i njëjtë.

Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së Be, shpëtoni veten tuja, jo më kot spakun e ka zënë gjumi letargjik. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane sepse i ka dosjet aty  i ka e di kush ka vila dhe biznese, më kot bëjnë show politik.

Trekëndëshi i djallit Edi Rama Lulzim basha dhe Meta. Këta janë pengmarrësit e fateve të shqiptarëve, më 25 prill tua tregojmë vendin. Pa largimin e tyre shqipëria do të kthehet edhe 30  vite mbrapa, as sovranitetin se kemi të sigurt me trekëndëshin  e djallit që kemi në pushtet. Shikojmë që ky vend të shkojë drejt Be dhe jo të mbrojë interesat e shqiptarëve,

Të dashur shqiptarë në 25 prill do ti drejtpohemi kutive të votimit për të mos votuar këta monstra”, tha më tej Valteri.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re