Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar para ambasadores Yuri Kim se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit. Basha tha se “opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë ndërkohë thotë se opozita ka qëllim që sa më parë të shkohet në kutitë e votimit dhe zgjedhësit të pandikuar nga bandat, shitblerja e votës dhe paratë e korrupsionit të zgjedhjin qeverinë e parlamentin që duan.
Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet.
Që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Që t’i hapet dhe rruga për integrimin europian që është dhe zotim i opozitës”– tha Basha.
“Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, sikurse kane premtuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri në 31 maj.
Ky nuk është afati i fundit që e ka vendosur SHBA, apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, por një afat kohor që kanë caktuar mbi vetën e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi Opozita ka një punë shumë të vështire para , por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi dhe pres me kënaqësi rezultatet”, tha ambasadorja Kim.
Lulzim Basha LIVE – Me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në komunikim me gazetarët pas një takimi të frytshëm.
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 26 mai 2020
