Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner ka shfaqur ambiciet për të investuar në ishullin e Sazanit. Në emisionin “Open” në News24, nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe ish ambasadori Agim Nesho tha se kryeministri Edi Rama përdor investime të tilla për të blerë influencë.

Sipas tij, ky investim i madh është në vazhdën e atyre investimeve preferenciale që Rama bën për të justifikuar politikën e tij klienteliste.

“Ne jemi të fundit për të thithur investimet e huaja. Ky investim i madh është në vazhdën e atyre investimeve preferenciale, jashtë rregullave të shtetit ligjor që Rama bën për të justifikuar politikën e tij klienteliste. Ai përdor asetet e Shqipërisë për të blerë influencë. Bën një marrëveshje me Melonin. Kush është përfitimi i Shqipërisë? Zero! Ndërkohë vende të tjera autoritare si Tunizia, kërkoi 2 miliard dollarë”, tha Nesho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re