Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, e cila zhvilloi një vaksinë kundër COVID-19 me kompaninë amerikane Pfizer, tha të martën se do të rrisë prodhimin, kështu që duhet të prodhojë 3 miliardë doza këtë vit, edhe pse synimi i mëparshëm ishte 2.5 miliardë doza.

“Ekipet tona kanë bërë një punë të madhe për rritjen e prodhimit, i cili tani do të arrijë në tre miliardë doza,” tha CEO i BioNtech Ugur Sahin në një event në internet të organizuar nga Financial Times.

Ai shtoi se prodhimi “nuk përballet me shumë çështje teknike dhe se shpërndarja respektohet”.

Kompania, me qendër në Mainz, Gjermani, tha në mars se kishte azhurnuar zinxhirin e saj të furnizimit me Pfizer në mënyrë që të mund të prodhonte 2.5 miliardë doza këtë vit, nga të cilat 1.4 miliardë doza ishin shitur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re