Banorë të zonës në Akërni dhe përfaqësues të komunitetit të banorëve të zonës kanë dalë në protestë tashmë për të kundërshtuar ardhjen e organizatave ambientaliste të cilat kërkojnë bllokimin e punimeve në aeroportin e Vlorës.

Organizatat ambientaliste pritej të mbërrinin sot në Vlorë teksa për ti pritur kanë dalë banorë të zonës për të treguar se aeroporti duhet të bëhet.  Banorë të zonës kanë deklaruar se aeroporti do ti jap zhvillim zonës dhe jo vetëm.

Kur nisi rrugëtimin aeroporti Vlorës, shoqata të ndryshme kanë dalë kundër, pasi sipas tyre po ndërtohet në një zonë të palejueshme.

Banorët e Akërnisë, kundërshtojnë ambientalistët dhe kërkojnë që aeroporti të vijojë punimet, pasi ndërtimi i tij do t’i sjellë zhvillim zonës.

Ata deklarojnë që aeroporti ka qenë përdorur më parë, me funksion ushtarak.

Për këtë, banorët kërkojnë që aeroporti të vijojë punimet normalisht, pasi në këtë mënyrë do të marrin vlerë pronat e tyre.

Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë protestat e ambientalistëve.Në protestë janë mbledhur banorë të fshatrave përreth,” u shpreh gazetari i ABC News nga Vlora, Elton Nika.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re