Në kuadër të festave tëMarsit, në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rrapi Mërtiri” në Toshkëz, u zhvillua promovimi i librit

“Mësuesi patriot Rrapi Mërtiri”, i autorit Loli Davidhi. Kryetari i Bashkisë z.Fatos Tushe vlerësoi me certifikatë mirënjohje z.Rrapi Mërtiri me motivacionin: “Mësues dhe veprimtar i shquar myzeqar, pioner i shkollës kombëtare, burrë fisnik, mësues i merituar, për 50 vite me radhë dha kontribut të madh në mësimin dhe përhapjen e gjuhës së bukur shqipe.”

Certifikata e Mirënjohjes iu dha familjarëve të tij nga Nënkryetari i Bashkisë z.Gentian Nushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re