Një ambulancë është përplasur me një makinë “Toyota” pasditen e sotme në aksin Patos-Fier.
Mësohet se në ambulancë nuk ka pasur staf mjekësor apo pacientë, por është lënduar lehtë vetëm shoferi i ambulancës. Autoambulanca ka përfunduar në një kapanon që ndodhet anës rrugës.
Në mjetin “Toyota” udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë dale nga rruga.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.