Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat nga Vlora në lidhje me tërheqjen nga Amnistia Penale dhe amendamentin e kontestuar, e cili përfshin edhe të dënuarit nga GJKKO, gjë që është kundërshtuar nga ministri.

Manja thotë fillimisht se ulja e dënimit nuk ta heq njollën e dënimit, personi quhet i dënuar.

Sipas tij ky amendament është shtuar në Komisionin e Ligjeve për të zbatuar barazinë para ligjit.

Ministri thekson se në këtë amnisti nuk amnistohet korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe nuk aministohet asnjë i dënuar nga GJKKO.

Manja: Është bërë një amendament në Komisionin e Ligjeve dhe bëhet fjalë për ulje të dënimit, jo amnistimin e tij. Ja koncepte juridike të ndryshme. Amnistia ta heq njollën e dënimit, ndërsa ulja e dënimit nuk ta heq, t’i quhesh i dënuar.

Komisioni i ligjeve si komision ekspertize për të zbatuar barazinë para ligjit e shtoi këtë amendament sepse qeveria nuk e kishte në versionin fillestar.

Por ama, ky është misioni i Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit. Kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë që nuk ka amnisti.

Unë e thash edhe dje, rregullorja e Kuvendit i ka të përcaktuara hapat, nuk ka arsye pse në Komision. Nëse do të ketë amendamente për ta përmirësuar është salla e seancës plenare.

Në fakt në këtë amnisti nuk amnistohet korrupsioni, nuk amnistohet shpërdorimi i detyrës dhe nuk amnistohet asnjë i dënuar nga GJKKO, të jeni të qartë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re