Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi sot se asnjë fëmijë nuk duhet të shkojë në shkollë duke u ndjerë i frikësuar për jetën e tij dhe vlerësoi se kombi “është i bashkuar si një familje e madhe amerikane”.

Kjo deklaratë e Peridentit Trump vie pas masakrës që ndodhi një ditë më parë në një shkollë të mesme në Florida, ku një ish nxënës i shkollës vrau 17 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Presidenti Trump po ashtu pohoi se dëshiron që t’u drejtohet amerikanëve, të cilëve u tha se “kurrë nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë”. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re