Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka folur për problemet në Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un që po vonon për të arrestuar “peshkun e madh”.

Beqiri theksoi se Amerika i bëri thuratën më të çmuar Shqipërisë, por SPAK-u sipas tij po vonohet për të dhënë rezultatet e dëshiruara. Gjithashtu Beqiri theksoi se është bërë një punë e mirë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar por ka pasur edhe gabime.

SPAK dhe Byroja e Hetimit ka qenë dhurata më e bukur dhe më e çmuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë kombit shqiptar. Por problemi është që a po e justifikojnë këta veten e tyre? A janë në lartësinë e detyrës? Vajti 3 vjet veprimtari dhe në 3 vjet pritshmëritë ishin të larta, dhe steka duhet të ishte nga maja e piramidës dhe të vazhdonte poshtë. Kurse SPAK-u e nisi nga bishti dhe nuk ka vajtur as në gjysmën e rrugës, ky është një problem serioz. Nuk është ngjitur lart ky është defekti i SPAK-ut.

Skepticizmi? Duhet ta shikojmë realitetin drejtpërdrejt në sy dhe nuk duhet t’i bëjmë qefin vetes. Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme, Reforma në Drejtësi ka prekur aty ku dhembte plaga dhe fakti që 60% kanë dalë nga sistemi do të thotë që reforma në drejtësi është futur thellë. “Kirurgu” po vazhdon me thikën e vet, këtu nuk do të thotë që po gabon. Në këtë mënyrë ka nxjerrë nga sistemi shumë prokurorë dhe gjykatës. Por ka edhe gabime, gjykatësi Niko Rrapi ishte për gjykatën e lartë, ishte nga më të mirët, kurse këta e nxorën e hodhën në rrugë. Lexo mendimet dhe qëndrimet e tij. Ose Artan Laze, a hiqet ky nga sistemi? Nuk janë gjyqtarë që kam unë simpati por është realiteti. Janë hequr disa që nuk duheshin hequr, megjithatë thika e kirurgut është futur aty ku duhet dhe ka kryer operacion të mirë.

Problemi është që ata që janë dhe ata që po vijnë nga Shqipëria. Duke ardhur nga Shqipëria ata kanë dëgjuar korrupsionin sepse është një infeksion që kalb të gjithë. Duhet kohë që të shkojmë aty ku duhet. Gabuam në Vettingun që bëmë dhe gabuan rënë dhe nuk po rikuperojnë gabimet sepse boshatisën sistemin, boshatisja e sistemit e çoi këtë popull në drejtësinë e vonuar dhe që është e mohuar do s’do ta pranosh. Në këtë aspekt është faj i rëndë duhet të ndryshohet Kushtetuta, prurjet duhet të vijnë nga juristë dhe avokatë që mund ta bëjnë më së miri rolin e gjykatësit apo prokurorit në mënyrë perfekte. Qoftë edhe të komanduar mund të ishin që të ishte sistemi i mbushur me qëllim që të mos shkojë stoku në gjykatën e lartë”, u shpreh Beqiri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re