Deputeti i PS, Besjan Ajazi i ftuar në “Fax News” ka folur për aktualitetin politik dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Ajazi tha se PS zhvilloi një proces model për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit emri i të cilit ka qetësuar “ujërat” mes opozitës dhe mazhorancës. Gjithashtu Ajazi komentoi edhe deklaratat dhe sulmet politike të Sali Berishës për të cilin tha se vulën përfundimtare ia ka vendosur Amerika.

“Cdo pjesëtar i PS por edhe anëtar i grupit parlamentar nuk ka interes të merret cfarë ndodh përtej familjes tonë politike. Cdo mjedis politik ka zhurmën e vet por mesa duket kandidatura e Begajt ka qetësuar shpirtrat e trazuar të opozitës pasi ishte një mundësi për zgjedhjen nga mazhoranca e presidentit të radhës por PS si një parti e përgjegjshme që është nuk bëri një zgjidhje të njëanshme duke caktuar në karrigen e kreut të shtetit një socialist. Por në realitet i dha Shqipërisë një emër të vërtetë.

A u “pushtua” kështjella e fundit e pushtetit nga Edi Rama – Nuk e di a mund të quhet pushtim të votosh dhe të zgjedhësh për president shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Mund të kishin arsye këta njerëz nëse PS do të kishte zgjidhur një ish anëtar i PS. Me zgjedhjen e Begajt nuk mund të thuash që është pushtuar presidenca, por kjo është politika e ditës. PS përvec një mandat presidencial kur ka zgjedhur Rexhep Mejdanin, në asnjë mandat tjetër nuk ka zgjedhur kandidaturën e tyre, një socialist ose ish-socialist. Ai i non gratës flet për uzurpim, për cfarë flet ai kur në histoia nga 6 president, 5 ka zgjedhur PD-ja.

Deklaratat e Berishës – Nuk komentoj lajthitjet e një njeriu por duhet t’i thoja që të ishte në shtëpi dhe të shijonte jetën vitet që i kanë ngelur me nipërit dhe mbesat. Marrja me politikë në kohën kur je katran i zi nga të gjitha anët është e tepërt dhe unë që jam në moshën e nipërve të tij, ti kthej përgjigje një njeriu që Shqipëria e ka damkosur në 97’, shqiptarët e larguan në 2013 dhe Amerika i vendosi vulën. Janë deklarata që ne nuk na bëjnë përshtypje. PS ishte shumë serioze në negociatat me Alibeajn për trë pasur një përfaqësim dinjitoz dhe për të diskutuar me ata për të dhënat dhe karakteristikave të presidentit të ardhshëm. Ishin 3 raundet e para që ne pritëm një emër nga ata. Alibeaj nuk u morën fare me procesin por nxorën emra të njerëzve të nderuar. Por nga ana e SP ishte gjithçka serioze dhe rregullave’, u shpreh Ajazi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re