Qytetet amerikane po përpiqen të ringjallin komunitetet e tyre duke nxitur njerëzit të lëvizin në zonat rurale.
Shuma monetare, pagesat e kredive studentore dhe dhëniet falas të tokës janë vetëm disa prej granteve që bashkësitë më të vogla po i ofrojnë një brezi më të ri amerikanëve që kërkojnë të largohen nga qyteti i madh, ku në disa vende individët mund të shfrytëzojnë deri në 80,000 dollarë stimuj për t’u zhvendosur.
Sipas “USA Today”, Amerika rurale përfshin 75 për qind të vendit, por vetëm 16 për qind e popullsisë jeton në ato zona, më e ulëta në historinë e kombit.
Numrat tregojnë se 54 për qind e popullsisë në 1910-ën jetonin në komunitetet rurale, por shifra arriti vetëm në 19 për qind në vitin 2010-të, sipas një raporti nga faqja e internetit e pasurive të paluajtshme Zillow.
“USA Today” shpjegon se ky fenomen është një përzierje e ndërlikuar e shumë faktorëve, por në thelb amerikanët po përballen me më pak mundësi pas avancimit teknologjik dhe konsolidimit të vazhdueshëm të industrisë bujqësore.
Sipas “Country Living Magazine” këto janë vendet ku mund të mendoni që të zhvendoseni në të ardhmen:
Harmony, Minnesota
Marne, Ioëa
Tribune, Kansas
Curtis, Nebraska
Baltimore, Marylan
New Haven, Connecticut
Alaska
Colorado
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re