Skip to content

Amerika shkarkon tre zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

Tre zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë janë shkarkuar nga detyra pasi akuzohen për abuzim seksual.
Gazeta “Uashington Post” shkruan se personat janë zyrtarë të agjencive të lidhura me Shtëpinë e Bardhë të cilët kanë përgjegjësinë për ta garantuar sigurinë e presidentit Donald Trump dhe të zëvendësit të tij në kohën e udhëtimeve dhe vizitave jashtë shtetit.
Mark Rayan, zëdhënës i Pentagonit ka konfirmuar se ky departament po analizon dosjen e akuzave ndaj këtyre 3 zyrtarëve, për abuzimet seksuale në kohën e vizitës së presidentit në Vietnam.
Më herët në kohën kur zv/presidenti amerikan ishte për vizitë në Panama, 4 zyrtarë të sigurisë janë akuzuar për abuzime seksuale dhe janë shkarkuar nga puna pas përfundimit të vizitës së zv/presidentit Mike Pence./syri.net