Gruaja e Joaquin Guzman, ndryshe El Chapo, udhëheqësi i një karteli meksikan të drogës në Sinaloa, u arrestua mbrëmë në Virxhinia në SHBA për akuza droge, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeçe, e cila ka shtetësi amerikane dhe meksikane, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles jashtë Uashington DC dhe do të paraqitet në gjykatën federale në Distriktin e Columbia të martën, por e gjitha do të bëhet përmes lidhjes video.

Aispuro akuzohet për pjesëmarrje në shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara dhe dyshohet se u bashkua me disa persona të tjerë për të ndihmuar El Chapo-n të arratisej nga burgu Altiplano në Meksikë në 11 korrik 2015.

Ish-mbretëresha e bukurisë

Ajo u arrestua në Meksikë, në janar 2016, me dyshimin se kishte planifikuar të ndihmonte në një arratisje tjetër të burrit të saj, para se ai të ekstradohej në Amerikë në 2017.

Sipas ankesës, një zyrtar meksikan i paemër, i cili mbikëqyri burgjet e shtetit, u pagua deri në 2 milion dollarë në mënyrë që të lehtësonte përpjekjen e dytë të Guzman për të shpëtuar.

Një zyrtar meksikan i njohur me çështjen “Coronel”, i cili dëshironte të mbetej anonim, thotë se arrestimi i saj duket të jetë një iniciativë thjesht amerikane dhe se ajo nuk ishte në kërkim në Meksikë.

Coronel dhe Guzman janë martuar që nga viti 2007, kur u kurorëzuan në një ceremoni të spikatur në një fshat në shtetin meksikan të Durango. Në atë kohë, Coronel ishte një mbretëreshë bukuroshe 18-vjeçare.

Shtetet e Bashkuara identifikuan Coronel si vajza e Ines Coronel Barreras, një “tregtar i rëndësishëm i huaj i drogës” dhe një anëtar i rëndësishëm i kartelit Sinaloa.

El Chapo po vuan një dënim me burg në SHBA pasi një gjykatë në Distriktin Lindor të New York-ut e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re