Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljes së pavarësisë. 247 vite më parë më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë.

 

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

 

4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje shumengjyrëshe fishekzjarresh dhe festa familjare.

 

Kongresi autorizoi përdorimin e fishekzjarreve si pjesë të festimeve të Ditës së Pavarësisë në vitin 1777 në Filadelfia dhe që nga ajo kohë, ato kanë qenë një mënyrë popullore për të festuar.

 

Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente. Policia do të jetë kudo e pranishme, sidomos në qytetin e Nju Jorkut, ku do të zhvillohet shfaqja më e madhe e fishekzjarrëve këtë përvjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re