Miliarderi i teknologjisë Mark Zuckerberg gjatë tërë vitit të kaluar ka vizituar shtetet amerikane duke takuar njerëz në komunitetet jashtë kompanisë Silicon Valley. Ndalesa e tij përfshinte një qendër ku trajton raste të varësisë ndaj drogës i cili i la një përshtypje jo të mirë.
Sytë e Zuckerbergut u mbuluan me lot kur ai po fliste në Universitetin e Kansasit për takimin e tij me njerëz të prekur nga varësia e substancave të drogave të ndryshme si heroina, opionet jo metadone si fentanyl etj.
Sipas themeluesit të Facebook, shtrirja e krizës së opiumit doli të ishte “surpriza më e madhe” gjatë turneut të tij në Amerikë, raporton “Sputnik International”.
Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, mbi 140 amerikanë vdesin nga mbidozat e opioideve çdo ditë. Duke iu referuar mijëra njerëzve që kanë rënë viktimë e varësisë së opioidit vitin e kaluar, Zuckerberg tha se “më shumë njerëz vdiqën si pasojë e përdorimit të kësaj substance se sa që vdiqën nga AIDS në kulmin e epidemisë së SIDA-s apo nga aksidentet e makinave dhe dhunës me armë. Kjo do të thotë më shumë amerikanë se sa që vdiqën në tërë Luftën e Vietnamit.”
Zuckerberg e quajti situatën rreth abuzimit me substancat narkotike në SHBA si një “krizë shëndetësore publike”, duke theksuar se nuk është adresuar për të marrë vëmendjen e duhur.
Megjithatë, miliarderi ishte optimist pasi tha se ekzistonte një udhërrëfyes për të trajtuar këtë problem dhe përmendi shembullin e Francës, i cili arriti të kapërcejë krizën e vet të opiumit në vitet 1990.
Në fund të tetorit, Presidenti i SHBA’së Donald Trump deklaroi krizën e varësisë ndaj drogës një emergjencë kombëtare të shëndetit publik, transmeton periskopi.
Megjithëse emërtimi nuk nënkupton ndonjë fond shtesë për zgjidhjen e krizës, ajo ende mund të ndihmojë në kanalizimin e parave emergjente ekzistuese, veçanërisht në zgjerimin e aksesit ndaj shërbimeve mjekësore në zonat rurale.
Vdekjet nga mbidoza e drogës përbënin mbi 60,000 vdekje në SHBA në vitin 2016, sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave të Shëndetit. Sëmundjet e dhimbjes së varësisë ndaj drogës, të tilla si OxyContin dhe Percocet, thuhet se llogariten për 14,400 vdekje në vitin 2016, ndërsa mbidoza e heroinës vrau më shumë se 15,400. Opionet jo-metadone sintetike si fentanyl, ndërkohë, ishin të lidhura me më shumë se 20,100 vdekje.
Për hir të krahasimit, viktimat e automobilëve përbënin 40,000 vdekje në vitin 2016, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe kishte 17,250 vrasje, sipas të dhënave të FBI të cituara nga Kuarc Media.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko