Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me zhvillimet më të fundit që po ndodhin në ShBA, ku mbështetësit e Trump kanë mësyrë të armatosur në godinën e Kongresit. Me nota ironie Manjani kërkon nga ambasada shqiptare në Ëashington të dënojë dhunimin e institucioneve në Amerikë.

Postimi i plotë: Ambasada jonë në Ëashington të bëjë urgjent një deklaratë që dënon dhunimin e institucioneve Amerikane. Të mbështesë protestat paqsore.

Reciprociteti na e mëson këtë gjë. Le të marrin një deklaratë të ngjajshme të ambasadës së tyre këtu në Tiranë dhe ta përdorin.

Po na dhunojnë sigurinë dhe pasurinë publike Amerikane…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re