Ushtria amerikane dërgoi ndihma humanitare në Gaza për herë të parë, njoftuan zyrtarët amerikanë, ndërsa organizatat paralajmëruan për një fatkeqësi humanitare në rritje në enklavën palestineze.

Tre avionë C-130 hodhën më shumë se 35,000 vakte në një territor ku, sipas Kombeve të Bashkuara, një e katërta e popullsisë është në prag të urisë. Palestinezët njoftuan në mediat sociale se kutitë e ndihmave po mbërrinin.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se transporti ajror humanitar do të vazhdojë dhe se Izraeli po e mbështeste operacionin.

Ndërsa skepticizmi vazhdon për rifillimin e bisedimeve të armëpushimit në Egjipt të dielën, më 3 mars, Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës njoftoi se të paktën njëmbëdhjetë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në një tendë në Rafah, pjesa jugore e enklavës ku më shumë se një miliona palestinezë kanë ikur.

Ministria njoftoi se 50 persona të tjerë u plagosën në sulmin në një spital në seksionin Tel Al-Sultan të Rafah. Edhe një mjek nga spitali u vra në sulm. “Goditja e parë goditi drejtpërdrejt tendën ku njerëzit kërkuan strehim, copëzat goditën spitalin ku ishim ulur unë dhe miqtë e mi, mbijetuam nga një mrekulli”, tha një dëshmitar nga Gaza për Reuters.

Kjo formë e hedhjes së ushqimit nga ajri për turma të urritura, ngjan më shumë me një poshtërim se sa akt human. Kjo pasi deri më tani, i gjithi genocidi izraelit në Gaza kë një “mandat” të kamufluar amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re