Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “amerikanët sollën Noc Rrokun” dhe se reformën në drejtësi e ka themeluar PS.

Bardhi tha se nëse Edi Rama ka krijuar SPAK-un, atëherë Struktura e Posaçme është e kritikueshme. Ai tha se ka prokurorë të ndershëm në Strukturën e Posaçme, por ka dhe prokurorë në SPAK që marrin nga 15 mijë euro, duke u korruptuar keqas.

“Edi Rama ka thënë se amerikanët sollën Ndoc Rrokun në Shqipëri. I bie Edi Rama e bëri reformën? Nëse e ka bërë Rama, është për t’u kritikuar. I bie që qenka drejtësi që e komandon Rama. Unë nuk sulmoj institucionin e SPAK, por ka prokurorë të SPAK të korruptuar. Marrin nga 15 mijë euro për të mbyllur dosje kriminale.

Unë e mbështes SPAK-un, por sa herë që do kem kritika, do dal e do i them këtu publikisht. Po, në SPAK ka prokurorë profesionalë, por ka edhe prokurorë të korruptuar. Një prokuror është kërcënuar me jetën e vajzës së tij dhe të tillë prokurorë kanë gjithë mbështetjen time”, tha Bardhi në emisionin Open në News24.

LEXO EDHE: “Amerikanët sollën Noc Rrokun”- Reforma në Drejtësi, Rama: E bëra unë dhe PS! Ministra, deputetë dhe kryebashkiakë të pandehur, kjo ka qenë ëndrra ime…

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re