Revista e njohur amerikane e udhëtimit Global Traveler e shpalli Stambollin “destinacionin më të mirë për të kaluar në Evropë”.

Fituesit për vitin 2022 janë shpallur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në New York.

Në kuadër të “Best Leisure Lifestyle Awards”, organizuar prej 10 vitesh nga revista Global Traveler, një nga revistat kryesore të udhëtimit dhe turizmit në Shtetet e Bashkuara, lexuesit e revistës zgjodhën Stambollin si destinacionin më të mirë për të kaluar në Evropë në vitin 2022.

Stambolli pasohet nga Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë dhe Krakovi në Poloni.

Revista Global Traveler ka afër gjysmë milioni lexues në muaj.

Revista vlerësoi gjithashtu Aeroportin e Stambollit si “aeroporti më i mirë i transferimit” dhe “aeroporti më i mirë ndërkombëtar për familjet”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re