Skip to content

Amerikanët vrasin Jamal al-Badawin e Jemenit, ja ç’gjëmë u kish bërë

Mediat amerikane, duke cituar burime të inteligjencës,
raportojnë vrasjen në Jemen të Jamal al-Badawi, kreut të Al-Qaeda-s në këtë
vend, teksa po ecte me makinë.

Vrasja u konfirmua dhe nga Komanda Qendrore e SHBA – CENTCOM.

Jamal al-Badawi akuzohej koka e një sulmi me bombë në vitin
2000 ndaj anijes amerikane “USS Cole”, gjatë të cilit u vranë 17
trupa amerikane,

Më parë, SHBA kishte ofruar një çmim prej 5 milion dollarë për
kapjen e tij.

Edhe pse në dy raste, në vitin 2003 dhe 2004,  Badaëi u arrestua në Jemen, ai kishte mundur të
arratisej nga burgu.