Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 29-vjeçar pasi u përfshi në një aksident ku si pasojë mbetën të plagosur 5 persona.

 

I arrestuari është shtetasi amerikan J. A., 29 vjeç.

 

Me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur ai është përfshirë në aksident rrugor me 2 automjete dhe për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i njërit automjet, shtetasi Q. M., 31 vjeç,  2 pasagjerë dhe 2 fëmijet e tyre të mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko