Skip to content

Amerikë/ Epidemia e super morrave pushton 50 përqind të vendit

AMERIKË – 25 shtete në Amerikë janë tashmë të prekura nga epidemia e super morrave, dhe ekspertët thonë se ky është vetëm fillimi i përhapjes së saj.

Në vitet 2000, ilaçet e përdorura për heqjen e morrave, dhe dezinfektimin e tyre kanë qënë 100 përqind efektive, por në ditët e sotme këto ilaçe nuk duket se janë më efektive, dhe japin rezultat vetëm në 20 përqind të rasteve.

Morrat mesa duket kanë avancuar dhe kanë fituar imunitet ndaj ilaçeve të ndryshme të përdorura ndër vite.

Epidemia e morrave u përhap fillimisht në Virxhinia dhe Teksas duke vazhduar më pas në të gjithë vendin.

Super morrat, lloji i perhapur ne tere ameriken

Klinika amerikane e mbrojtjes së shëndetit ka arritur të krijojë një makineri e cila përdor ajrin e nxehtë për të dehidratuar dhe vrarë morrat si dhe vezët që ato lëshojnë në një trajtim të vetëm, dhe çdo gjë do të kryhet për vetëm një orë.

Aparatura do të kushtojë rreth 170 dollarë, dhe do të përfshihet në rimbursimin e kryer nga shteti.

Mjekët paralajmërojnë qytetarët amerikanë të kenë kujdes, të mos shkëmbejnë kapelet, apo kapëset e flokëve me njëri tjetrin,  krëhërat e flokëve si dhe të mundohen të shmangin kontaktet me flokët apo kokën e personave të tjerë, pasi këto janë mënyrat që kryhet infektimi i morrave.

Burimi:AOL

E.C/Dosja.al