Metropoliti serb Amfilohije paralajmëroi sot se autoritetet në Beograd do të lëshonin Kosovën dhe Metohinë nëse do t’u jepej diçka, e cila, tha ai, u konfirmua nga një deklaratë e fundit e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se njohja e Kosovës nuk është pa një “zgjidhje kompromisi”.

“Turp ndaj tij dhe kujtdo tjetër që heq dorë nga qenia e tij, kujtesa, shenjtorët. Do ishte një histori e turpshme”, tha Amfilohije, duke iu drejtuar besimtarëve jashtë Kishës së Apostujve të Shenjtë në Stari Ras afër Novi Pazarit.

Sipas portalit Kossev, metropolitani kritikoi ata që e kanë shpallur Kosovën si një “mitologji”, duke thënë se besimi në të ishte “ngulitur në histori dhe vetë qenien e popullit serb”.

“Ata thonë se nuk ka asgjë në Kosovë. Nuk ka asgjë në kokën e tyre, dhe ka në Kosovë! Aty nuk ekzistojnë vetëm varret dhe varrezat, por dhe shenjtorët dhe njerëzit e Zotit”, tha kleriku i lartë ortodoks serb.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re