Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar pas hedhjes për konsultim publik të Planit të Menaxhimit të Zonave Arkeologjike A dhe B të Durrësit për vitin 2021-2028.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Duma shkruan se po bëhet një masakër historike mbi mijëra vite qytetërim që i ka shpëtuar mësymjeve dhe luftrave.

 

MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.Kur e zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuar Amfiteatrin e Durrësit?!Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re