Organizata Amnesty International bëri të ditur se 11.200 gra janë përdhunuar në Nigeri për 17 muaj.

Raporti “Nigeria: Udhëtimi i trishtë, qasje në drejtësi për gratë dhe vajzat që i mbijetuan përdhunimit”, të përgatitur nga Amnesty International, thekson se dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të rritet.

Më tej raporti potencon se 11.200 gra ishin viktima të përdhunimit në mbarë Nigerinë nga marsi 2020 dhe gushti 2021.

Drejtoresha e Amnesty International në Nigeri, Osai Ojigho tha se ky problem vazhdon të jetë përkundër asaj që qeveria nigeriane ka shpallur “gjendje të jashtëzakonshme” për shkak të dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore. Ajo shtoi se shumica e rasteve të përdhunimit u regjistruan në rajonet Borno, Adamawa dhe Yobe, ku është aktive organizata terroriste Boko Haram.

Gjithashtu shtoi se nuk janë ndërmarrë hapa konkretë për trajtimin e problemit të përdhunimit në Nigeri.

Sipas saj, frika nga stigmatizimi rezultoi me “praktikën e rrezikshme të heshtjes” e cila pengon viktimat e mbijetuara të përdhunimit të kërkojnë drejtësi.

Mbi 20 mijë njerëz e kanë humbur jetën nga viti 2009 në dhunën masive të grupit terrorist Boko Haram e cila u shfaq në Nigeri në fillim të vitit 2000. Për shkak të sulmeve terroriste dhe përleshjeve, nga Nigeria janë larguar mijëra njerëz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re