Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shqetësimi i ndërkombëtarëve për ligjin e amnistisë ka detyruar Bashkimin Europian të sjellë në Tiranë ekspertë teknik për të parë draftin e qeverisë.

Diskutimet teknike janë zhvilluar në prani edhe të përfaqësuesve të lartë të BE në Tiranë dhe Ministrisë së Financave.

 Por cilat janë shqetësimet konkrete të BE-së për këtë nismë? Numri dy i Ministrisë së Financave Vasilika Vjero ka zbardhur disa detaje nga ky takim në emisionin “E-ZONE”.

“Shqetësimi i parë ka të bëjë me përfshirjen apo qartësimin e taksimit të dyfishtë. Shqipëria ka taksim të dyfishtë me shumë vënde ndaj dhe ata kërkojnë që kjo pjesë të qartësohet më shumë në draft. Çështje e rëndësishme është shkëmbimi i informacionit. Do të duhet  që administrata tatimore të shkëmbejë info për personin rezident në vendin tjetër të BE-së. Edhe norma e tatimit shihet si shqetësim pasi ata kërkojnë që kjo të jetë më e lartë pasi dekurajon biznesin e ndershëm. Diskutimi që ka marrë më shumë kohë është mundësia e ligjërimit të pasurive që burojnë nga krimi i organizuar apo trafiqet. Ata duan më shumë siguri për grupet e personave që nuk duhet të kenë akses në këtë ligj”, u shpreh Vjero.

 

 

Deri më tani, ndërkombëtarët nuk kanë dhënë miratimin  tyre për këtë nismë, por sipas zv/ministres Vjero shqetësimet e tyre do të mund të pasqyrohen. Drafti sipas saj është në fazë rishikimi dhe se nuk do të miratohet pa patur më parë dakordësinë e tyre.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë