Delegacioni i BE në vendin tonë ka shprehur sërish shqetësim për draftin aktual të ligjit të amnistisë fiskale.

 

Pas takimit të zhvilluara me përfaqësues të qeverisë shqiptare, delegacioni i BE përmes një deklarate shprehet se do vazhdojnë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion.

 

“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion,” tha Delegacioni i BE-ne Shqiperi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re