Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko,ka folur për Aministinë Fiskale, duke theksuar se ka kosto dhe benefite, të cilat sipas tij janë në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë.
Sejko u shpreh se kostot janë rreziku nga pastrami i parave, pasi duhen shmangur paratë që vijnë nga kriminaliteti dhe korrupsioni.
Ndër të tjera shton se Amnistia Fiskale duhet studiuar që të jetë instrument që të funskionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal.
“Opinioni i BSH është thënë edhe para Kuvendit dhe konferenca për shtyp. Pavarësisht draftit, BSH e sheh amnistinë me kosto e benefite, por në funksion të formalizimit të ekonomisë, rritje e përfshirjes financiare formalizimin e ekonomisë. Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit.
Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha Gent Sejko.