Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me seancën e sotme në Kuvend, ku thotë se ky institucion është zhytur në kaos dhe paligjshmëri, ku Rilindja fut dhe heq ligje sipas pazareve që bëjnë.

Vasili, ndër të tjera, akuzon kryeministrin dhe ministrat, duke thënë se janë hajdutë, ndërsa shton se njerëzit dëgjojnë dhe do ua kthejnë 100 fish.

Postimi i Vasilit:

Amnistia, Rilindja e kthen Kuvendin ne pazar hajdutesh!

Kuvendi i Nikolles eshte zhytur ne kaos dhe paligjshmeri totale ku interesat mafioze te Rames dhe hajduteve te tij heqin dhe fusin ligjet sipas pazareve, qe bejne lapangjozet e rilindjes me njeri tjetrin dhe sipas ryshfeteve, qe kane marre.

Dhe kane surrat e flasin per rregulla e ligje keta ordinere qe nga kryeministri e deri tek ministrat e tij karagjoze.

Keta  xhagajdure te parasë, qelben ere hajduteri ashtu si i pari i tyre Rama.

Por te mos te harrojne kurre se njerezit e thjeshte shohin, degjojne dhe mbajne shenim çdo gje dhe do tjua kthejne turive 100 fish ketyre ordinereve me mjeker e pa mjeker, dy metrosh apo 1.5 metra qofshin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re