Ditën e sotme, me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i Amnistisë Penale pasi nuk u arrit konsensusi mes demokratëve dhe socialistëve.

Lulzim Basha deklaroi ditën e djeshme se ai dhe deputetët që e mbështesin nuk do të ishin të prnaishëm në Kuvend dhe nuk do të votonin për Amnistinë.  Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PS-s,ë Bledi çuçi tha se pret një reflektim të deputetëve opozitarë.

Lexo edhe :Related Posts

Çuçi: Publiku e ka kuptuar kush e ka seriozisht dhe jo vetëm për amnistinë. Për shkak të interevave personale dhe për shkak të luftës së brendshme, ata kanë qëndrimet e tyre. Përballë shqiptarëve besoj se do reflektojnë.

Nga ana tjetër, minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se Amnistia është një akt mëshire dhe janë rreth 700 të dënuar që presin votimin. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë. Ndërsa i pyetur nëse Amnistia do të rikthehet në rednin e ditës seancën e ardhshme, Manja tha se do të ketë një njoftim të dytë.

Manja: Drafti i Amnistisë nuk kthehet në Komisionin e Ligjeve. Rregullorja e ka përcaktuar qartë se kur një ligj kthehet në Komision. Fakti që ne e tërhoqëm nga rendi i ditës, do të thotë që konsensusi do të gjendjet në këtë sallë. E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Drafti është në dyert e kësaj salle. Një nga ata gënjeshtarë që mashtrojnë opinionin publik, e kishit më parë këtu që tha kjo amnisti synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar. Nuk i vë faj sepse këto ditë janë bërë bashkë për të shpalosur programin. Më vjen keq sepse Bardhi është dhe jurist. Por mos prisni asgjë të vërtetë nga ata. Nuk kërkojmë votat e njërit grupim apo grupimit tjetër, kërkojmë votat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë siç e ka pasur tradita sepse Amnistia është akt mëshire. Deputetët e majtë dhe të djathtë e kanë për detyrë që ta japin votën për këtë akt mëshire. Janë 700 burra dhe gra të dënuar nga drejtësia që presin nga ky akt mëshire. Ky Parlament duhet të bëjë amnisti çdo vit./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re