Lulzim Basha është shprehur i gatshëm të votojë Amnistinë Penale nëse plotësohen dy kushtet e PD-së, e para që të mos përfitojnë subjektet e SPAK dhe e dyta të përfitojnë të gjithë protestuesit.

“Nëse amnistia vjen në rend dite asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Asnjë subjekt i spakut nuk duhet të përfitojë dhe amendamentit i dytë ka të bëjë me përfitimin e të gjithë protestuesve, pa përjashtim.

Këto dy kanë qenë dhe mbeten qëndrimet tona. Janë transparente. I di shumë mirë Ulsiu dhe shefi i Ulsiut dhe ata që i shkojnë mbrapa Ulsiut. Ne kemi këto dy kushtet tona, nëse plotësohen, padiskutim të gjithë ata njerëz që mbahen në burg për shkak të tekave dhe pazareve të Ulsiut me shokët e vetë, të gjithë ata mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë dhe nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime”, tha Basha.

Kreu demokrat foli dhe për qeverinë teknike, ku tha se mundësia  që Edi Rama të pranojë janë zero. Gjithashtu tha se edhe opozita sot nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike.

“Shqiptarët s’duhet ti mbajmë me gënjeshtra. Mundësia që Edi Rama të pranojë një qeveri teknike është zero, është minus. Opozita shqiptare nuk është në gjendje të imponojë për momentin një qeveri teknike. Është një iluzion”,  tha Basha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re