Amnistia Penale ka shkuar në Parlament, por ende nuk është futur në rendin e ditës, pasi kërkon 84 vota. I pyetur nga gazetarët se ku do t’i gjejnë votat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do bashkëpunojnë më çdo deputetet që ka lexuar ligjin.

Sipas tij, ligji do të futet ne rendin e ditës vetëm kur të jenë prezent edhe deputetët e opozitës.

Ulsi Manja u shpreh ndër të tjera do të jenë vetë ligjvënësit demokratë që do ta kërkojnë futjen në rend dite të këtij ligji.

“Unë do kërkoja që ky ligj të marrë të gjitha votat”, tha Ulsi Manja.

Pyetje: Si do i bëni 84 vota?

Ulsi Manja: Do bashkëpunojmë më cdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë që kanë lexuar ligjin. Kanë reflektuar mbi këtë proces, sepse ky është një ligj që prek të gjithë kategoritë e të dënuarave. Nuk mund të ndahen të dënuarit në tanët dhe të tyre. Është në nderin e secilit deputeteve që këta 600-700 persona të bashkohen me familjen. Vota me kusht për përfitime të tjera politike në kurriz të amnistisë ne nuk e pranojmë.

Në ligjin e amnistisë do ta futim ligjin në parlament kur të jenë deputetet e opozitës dhe do jenë ata që do ta kërkojnë futjen në rend dite. Unë do kërkoja që ky ligj të marrë të gjitha votat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re