Amos Zaharia, sot është një nga aktorët më të mirë të
teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke qenë se talentin në këtë fushë e ka
pasur edhe trashëgimi nga nëna e tij, aktorja e mirënjohur Yllka Mujo.
Pavarësisht se Amosi tashmë e ka krijuar famën e tij, në fillim e ka pasur
paksa të vështirë të ndërtojë karrierën, pa pasur parasysh emrin e të ëmës.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol
shoferit”, aktori ka treguar se në hapat e parë në profesion është ndjerë disi
i paragjykuar, duke qenë se jo pak dyshonin në talentin e tij.

I pyetur nga moderatorja, Rudina Dembacaj se a e ka qenë e
vështirë të ketë një nënë si Yllka, Amosi u përgjigj: “Në fillim po, sepse duke
qenë se je djali i Yllkës të gjithë do thonë çfarë do bëjë ky djali i Yllkës
etj. Dhe ti duhet të bësh ndonjëherë dyfishin për të nxjerrë vlerat e tua në
pah, sepse ndihesh pak i paragjykuar. Por ky problem ekziston derisa ti krijon
një lloj identiteti artistik, pastaj rruga jote shkëputet nga ajo e Yllkës dhe
vazhdon jetën”.

Ai ka shtuar se nëna e tij, i ka lënë gjithmonë të lirë si atë dhe motrën, Elia Zaharian, për të zgjedhur profesionin e tyre, megjithatë ajo ka ndikuar indirekt në preferencat e tyre.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re