Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Identiteti i efektivit nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re