Ashtu sikurse ishte lajmëruar edhe më parë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë organizuar një protestë ditën e sotme para ministrisë së Brendshme.
Ata protestojnë për shoqërimin dhe dhunimin e kat‰r aktivistëve nga Policia e Shtetit në komisariat.
Aktivistët kërkojnë dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ndërkohë, bëhet me dije se aktivistët do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditët në vazhdim.
Adriana Kalaja: Kjo është një protestë paqësore. Po ashtu kemi filluar edhe betejën tonë ligjore. Ngjarja e fundit e ditës së shtunë, që sipas nesh ishte e stisur, tregon se këta nuk kanë ndërmend që të krijojnë një klimë qetësie mes policisë dhe qytetarëve. Është shkelur parimi mbi të cilin është ngritur policia për mbrojtjen e qytetarëve. Ne gjithë kohës kemi parë një polici të dhunshme.