Ana është një nga infermierët që i bashkohet spitalit Infektiv në Tiranë në punën për të trajtuar pacientët me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë Shefja e infektivit në QSUT, Najada Çomo, e cila thotë se Ana ka aplikuar në portalin e MSH.

“Rradhet tona po shtohen, me infermiere, nga Portali,, Ana, qe i shkelqejne syte, ka zgjedhur me Shume deshire, te punoje, ne frontin me te veshtire :Paciente Covid-19 . Ne Jemi Bashke, per Ju. Suksese dhe Mirenjohje, Anes,” shkruan Çomo.

Kujtojmë se së fundmi, vazhdimisht është bërë thirrje nga institucionet shëndetësore, por edhe ato qëeveritare që infermierët e rinj të vetëofrohen për të ndihmuar stafin mjekësor në përballjen me pandeminë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re