Bashkëjetesa e fëmijëve me qen, një tabiat i shtuar i “jetës moderne”, ka regjistruar një tjetër rast tragjik që mund të kish qenë edhe më tragjik. Sepse fati deshi që fëmija të mbijetojë nga kafshimet e egra të qenit me status si “anëtar familje”.   

Një djali 5-vjeçar humbi buzëqeshjen pasi u sulmua nga qeni i tij teksa shikonte një film për fëmijë në shtratin e tij.

Më 8 janar, prindërit e 5-vjeçarit Bradley Manion dëgjuan ulërima nga dhoma e të voglit dhe kur hynë aty panë “Marley”-n, i cili e kish ngulur dhëmbët në faqe fëmijës dhe nuk e leshonte.

Babai i djalit, 34-vjeçari Christopher, arriti ta hiqte fëmijën nga qeni, por ç’të shikonte…

“Ana e djathtë e fytyrës së Bradley mbeti e varur pas sulmit të qenit 3-vjeçar. Goja e tij është e paralizuar nga njëra anë për shkak të këputjes së ligamentit. Ishte shqyer plotësisht, deri aty sa mund t’i shihje dhëmbët e tij përmes faqes. Kishte gjak kudo…”, tha për Sun nëna e djalit fatkeq, 35-vjeçarja Amanda Daly nga Misuri.

Bradley i vogël është dashur të shkojë në sallën e operacionit për tre orë, ndërsa nëna e tij shprehet se djali i saj do të ketë nevojë për operacione të tjera në të ardhmen.

“Nuk mund të buzëqeshë, sikur i është paralizuar njëra anë e fytyrës”, tha Amanda, e cila nuk mund ta besonte që “qeni i ëmbël dhe mbrojtës i familjes”, siç e përshkroi ajo, sulmoi fëmijën e saj.

Në fakt, tha ai, tre vëllezërit e tjerë të Bradley-t duhej të bindnin babanë e tyre që të merrte qenin dy vjet më parë, pasi Christopher ishte sulmuar nga një Husky dhe nuk i pëlqente qentë. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re