“Më tha një ditë vajza, mami në shkollë nuk po shikoja mirë, mu errësuan sytë dhe më dhemb shumë koka. Erdha në Tiranë me vajzën dhe bëmë një rezoncancë. Doktori më tha vajza ka tumor… nuk dëgjova gjë tjerër më.”
Këto janë fjalët e një nëne që përballet me një sprovë të jashtëzakonshme. E bija, Ana, vuan nga tumori në kokë. Shikimi i është dobësuar ndjeshëm vogëlushes, e cila është veçse 9 vjeçe. Nëna e Anës na tregoi se e ka rritur të bijën mes vështirësive të mëdha, kjo pasi edhe babai i vajzës e ka braktisur.
“Shumë e trembur jam, vajzën mezi e kam rritur, e vetme. Babai i saj na ka braktisur qëkur unë isha shtatzënë. Nuk ka dashur t’ja dijë. Jam përpjekur që vajzës të mos i mungonte asgjë, por kjo është si një bombë për mua, nuk e përballoj dot. Nuk e shoh e duroj dot më, kur shoh vajzën, të më thotë se i dhemb shumë koka. Ajo rrezikon jetën
Kemi folur me një spital privat këtu në Tiranë, por operacioni është tejet i kushtueshëm dhe unë nuk kam fare mundësi. I kërkoj dashamirësve si Elvis Naçi, i kërkoj ndihmë që ta shpëtoj vajzën time.”-tha nëna e Anës.
Elvis Naçi e Shqiptarët për Shqiptarët e përcollën këtë rast në rrjetet sociale dhe brenda një kohe rekord, shqiptarët u bënë bashkë për t’i shpëtuar jetën 9 vjeçares. Falë këtij bashkimi të zemrave, shuma e nevojshme për operimin e Anës u arrit brenda 24 orëve.
Tashmë na mbetet vetëm të lutemi për shërimin e saj të plotë