Analisti Shpëtim Nazarko eshte shprehur gjate nje bisede ne Abc News se në vendin tone punimet behen pa plan dhe investimet nuk pritet qe te jene ato te duhurat. Gjithashtui ai theksoi se duhet të ishte bere me shumë për arsimin profesional që sipas Nazarkos duhet të ishte themeli i zhvillimit.
Produkt i mungesës së strategjisë kombëtare. 7 vjet për mua do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar një arsim të mesëm profesional, i cili duhet të ishte themeli. Reformë toke nuk ka, sistem energjetik të klasit të parë nuk ka.
Përse duhet të vijnë investitorët e huaj serioz. Kur shikon që në këtë vend prona nuk është e sigurt, gjithashtu ligji nuk është i sigurt, nuk ka arsye përse të vijë ke investitore. Nëse do të kisha arsim të klasit të parë profesional, ndërmarrje të mëdha do të vinin këtu. 10-20 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Shqipërinë kushdo që do ta qeverisë, deklaroi Nazarko për ABC News
Previous articleHapja e transportit publik: 13 rregullat e rrepta qe duhet te dini