Një komentator shumë i njohur pranë opozitës, Frrok Çupi ka publikuar një artikull ku e gozhdon fort Lulzim Bashën.

Me një metaforë tipike për të, Çupi shkruan për “tre vetitë” që duhet të ketë kryetari i PD-së. Dhe sipas tij, asnjë nga këto veti nuk i ka Lulzim Basha.

Madje Çupi shkon edhe më tej, kur e qesëndin kreun e sotëm të selisë blu me fraza shumë të forta.

“Të ketë mbetur duke jetuar, që atë ditë kur themeloi PD-në, vetëm me pagën e tij të djersës së ballit. Të mos ketë as vjehërr, as kunat hajdut e batakçi që vjedh tenderë e ku të mundet, dhe i sjell vjedhjet në shtëpi. Nuk është puna se dikush i vodhi ‘për ty si kryetar’ por se pasi të t’í dorëzojë këto vjedhurina, atëherë ti bëhesh shërbëtor jo i PD, por i krijesave çnjerëzore. Mundësisht, edhe sikur të kenë zbardhur ca thinja, të mos i lyejë flokët. Madje edhe kravatë të ketë vënë, vetëm në dasmën e tij. As të mos gënjejë, as të mos mashtrojë ‘për qejf’ këdo që të dalë në rrugë. Madje as të mos buzëqeshë si në librin e Viktor Hygo “Njeriu që qesh”. As të mos e ‘pickojë gjarpri” kur dikush e kritikon në Parti… Ky është për kryetar Partie”, shkruan ndër të tjera Frrok Çupi në pamfletin e tij.

Ajo që duhet shënuar në këtë rast është se shkrimi i Frok Çupit është botuar menjëherë nga një portal i njohur opozitar, syri.net, i cili në shumë qarqe konsiderohet si i afërt me familjen Berisha.

Përveç botimit në këtë portal, për të analizuar përsetë e sulmit të Çupit mjafton të ndjekësh rrugën e tij si analist vitet e fundit, i cili ka qenë shumë pranë zërit zyrtar që ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë.

Dhe duket që nuk ka dilema që edhe pse Doktor Berisha mund të mos e ketë nxitur shkrimin, ai po ndihmon në promovimin dhe shpërndarjen e tij.

Cila të jetë arsyeja?!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re