Gazetari beogradas, Bosko Jakshiç, analist serb i politikës së jashtme, beson se pas agresionit ndaj Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të merret më intensivisht me Ballkanin Perëndimor, konkretisht Bosnjen.

“Pas vetëbesimit që mund tw fitojw pas Ukrainës, Putini do të vazhdojë të merret më intensivisht dhe aktivisht me Ballkanin Perëndimor.

 Dëshiroj t’ju kujtoj se Rusia e vendosi rajonin tonë në hartën e interesave të saj strategjike në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë.

Nëse ndjekim këtë logjikë, atëherë është e qartë se Moska para së gjithash do të punojë në forcimin e aleancës së saj me Serbinë dhe Srpska-n në Bosnje, si bastione të interesit rus në rajon.

Po vjen koha për rritjen e angazhimit të Rusisë në rajon, që përkon me angazhimin e shtuar të SHBA-së dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ballkani Perëndimor edhe një herë po kthehet në një mini-front të diçkaje që do të guxoja ta quaja Lufta e Dytë e Ftohtë”, tha Jakshiç për Pobjeda-n e Podgoricës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re