Nga Ayhan Demir

Herë pas here ndodh që mes asaj që është në realitet dhe asaj që kërkohet të tregohet të ketë ndryshim sa malet. Sado që shkenca e mjekësisë thotë të kundërtën organi ynë i vetëm i shikimit nuk është vetëm syri. Ata që nuk përdorin veçse sytë për të shikuar nuk ngecin tek këta lojrat e kamuflazhit.

Me siguri duhet të keni parë: Kameleoni përshtatet lehtësisht me çdo ambient ku gjendet. Kur dëshiron bëhet i dukshëm, e kur dëshiron humbet. Edhe nëse nuk e sheh dot, ai është përsëri aty. Në çdo situatë është mu para syve.

Edhe FETO zhvillon strategji në këtë drejtim. Ndjek taktika nga më të ndryshmet për të rekrutuar ose për të mbajtur në dorë persona / institucione që do i shërbejnë sa të japin jetën për të.

Ja vetëm njëra prej tyre…

FETO i përdor si një maskë aktivitetet arsimore që ushtron në Shqipëri. Duket sikur sillet në përputhje me ligjet, ndërkohë nënshkruan vepra të errëta dhe joligjore.

Memorial International School of Tirana-MİST, i cili është i lidhur me FETO-n, një institucion ky që ka më shumë se treqind nxënës dhe që gëzon interes të lartë, një shkollë që iu ofron arsim fëmijëve të familjeve që zotërojnë autoritet në fushën ekonomike dhe politike. Ose le të themi të drejtën, është një kamp trajnimi ushtarak i FETO-s që organizon veprimtari nën këtë maskë.

Nga këtu të kalojmë në këtë temë: Para disa javësh u publikua një lajm që tërhiqte vëmendje në një faqe interneti. Sipas lajmit në degën e organizatës terroriste FETO në Shqipëri përjetohen zhvillime të rëndësishëm: Sipas këtij lajmi ishte marrë vendim për mbylljen e Kolegjeve Turgut Özal, si një ndër këmbjet më të rëndësishme të organizatës.

Ajo që do të mendojë së pari një qytetar i thjeshtë kur sheh këtë lajm është që “FETO po humb gjak në Shqipëri, po dobësohet”. Ky është mesazhi që kërkohet të jepet.

Vallë ky është realiteti?

FETO më herët e shtinte në dorë si forcën ekonomike, ashtu edhe njerëzore para syve të të gjithëve dhe i kryente punët me anë të institucioneve. Tashmë përdor vetëflijuesit, të cilëve iu beson shumë dhe të cilëve iu ka blerë shpirtrat.

Ndërkohë kur supozohej që tashmë kjo organizatë terroriste gati po merrte fund, po forcohet nga këta persona të trajnuar në veçanti. Kështu në një anë krijohet përshtypja se organizata mori fund dhe u shkatërrua, nga ana tjetër në fakt po shton më shumë forcat e saj. Si në aspektin material, ashtu edhe në atë shpirtëror.

Ndërkohë kur FETO po hedh hapa të rëndësishëm heshtur dhe pa nxjerrë zë në fushat e arsimit, shëndetit dhe energjisë, në periudhën e fundit po bën shoë force me ata që ka blerë në fushën e medias.

I ndjeri Nurettin Topçu thonte, “Aty ku nuk ka mëshirë e dhembshuri, nuk ka as njeri.”

Organizata teroriste e bazuar dhe themeluar nga Fetullah Gülen, shton çdo vit e më shumë të ardhurat e kompanive të saj në Shqipëri. Në këmbim të kësaj, ndërkohë kur nuk kishte asnjë pretekst, njoftoi se do të mbyllej MİST-i, i cili është pjesë e Kolegjeve Turgut Özal. Kështu lanë duarlidhur dhe pa zgjidhje qindra nxënës dhe prindër.

FETO deri më sot ka shpalosur lojra nga më të ndryshmet në Shqipëri, e vazhdon ende të shpalosë. Nuk mund të pritet që një organizatë terroriste, e cila e përdor arsimin si një maskë, tiu kushtojë rëndësi nxënësve që u dogjën ndërkohë dhe prindërit që brengoseshin për ta. Dhe pikërisht kështu ndodhi. Asnjë padrejtësi e kryer nuk iu interesonte aspak.

FETO, duke u kapur pas pretekstit të Covid-19, realizoi një hap të rëndësishëm për të realizuar evazion fiskal, për të përfituar nga pagesat monetare të marra nga nxënësit, për të shpëtuar nga pagesat e personelit dhe nga emrat, prej prezencës në shkolla të të cilëve ndjenin shqetësim.

Në kundërshti me imazhin dhe perceptimin që kërkohet të formohet ndaj publikut shqiptar, Kolegjet Turgut Özal e kanë të vështirë të përballojnë kërkesat e tepërta. Këta kolegje, të cilët shtojnë kapacitetet e tyre për çdo vit, lidhur me këtë, edhe të ardhurat i shumëfishojnë vazhdimisht. Të ardhurat e përfituara nga këta shkolla, krahas atyre në Shqipëri, harxhohen për vetëflijuesit dhe vartësit e tyre që gjenden në shtetet e tjerë dhe që janë në pozitë të vështirë.

Meqë ra fjala…

Kush ishin ata që ndihmuan dhe mbështetën Harun Çelikun, i cili hyri në Shqipëri me vizë të falsifikuar? Edhe përgjigjen ta japim ne: Ishin terroristët e FETO-s me pamje mësuesish. 

Edhe një pyetje tjetër: Ndërkohë kur terroristi i ashtuquajtur Harun Çelik, i cili po deportohej jashtë shtetit sipas ligjeve të Shqipërisë, kush ishin ata që e mbrojtën këtë person, që iu servirën organeve të medias me shpejtësinë e dritës pamjet që xhiruan në momentet e deportimit? Përgjigja është përsëri e njëjtë: Terroristët e FETO-s me pamje mësuesish. Le të vazhdojmë me pyetje: Sa normale mund të pritet që këta terroristë me pamje mësuesish, si rezultat veprimtarisë së kontrabandimit njerëzor të formimet e krimit të organizuar, të mbrojnë me mish e me shpirt një person që ka hyrë në shtet në një mënyrë jolegjitime?

Tolstoy thotë kështu: “Të këqinjtë, sa më shumë të shprehet tolerim ndaj tyre, aq më shumë edhe shfrenohen.”

Ndërkohë kur Shqipëria nuk tregoi qëndrimin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm: Të njëjtët terroristë me maskë, edhe Selami Şimşek, emri i të cilit gjendej në listën e të kërkuarve në Turqi dhe që përsëri u kap me presh në dorë duke hyrë në Shqipëri me vizë të falsifikuar, e mbrojtën me një zë më të lartë, u munduan ti dalin zot më shumë se herën e parë.

E thënë në formë të përmbledhur: Turqia, pas puçit tinzar dhe tradhtar që organizata terroriste FETO organizoi në shtetin tonë. Tha se duhet të tregoheshin të kujdesshëm ndaj terroristëve që ishin fshehur pas maskave të pafajshmërisë. Po ashtu u shpreh edhe se kjo organizatë, e cila po fshihej nën çadrën e arsimit, kishte synime të errëta. E shprehu disa herë me radhë se së fundmi do e lërë shtetin shqiptar në pozitë të vështirë. Ne gjithsesi të shprehim paralajmërimin tonë: Kërcënimi i FETO-s në Shqipëri nuk është pakësuar. Në kundërshti me atë që supozohet, është shtuar edhe më shumë, edhe po shtohet. Nëse nuk merren masat ndaj kësaj organizate terroriste që ka humbur gjykimin e shëndoshë, shteti shqiptar do të përballet me mjaft situata shumë të vështira në arenën ndërkombëtare.

Shënim: Shkrimi i publikuar nuk përfaqëson politikën tonë editoriale. Lajmi origjinal mund të gjendet në linkun e bashkengjitur./ frekuenca.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re