Analistja gjermane për Europën Juglinodre, Johanna Deimel, thotë në një intervistë për Duetsche Ëelle, se Ramës fitoren ia dhuroi vetë Lulzim Basha.

“Nëse filloj të kërkoj gjurmët, si mund të shpjegohet fitorja e Edi Ramës, arrij në disa përfundime. Sido që të jetë suksesi i socialistëve në zgjedhje i nuk i dedikohet një programi vizionar zgjedhor, në këtë pikë nuk pati asgjë. As tek demokratët.

Kjo ishte një luftë zgjedhore bosh nga ana programatike dhe shumë e personalizuar, që kryesisht operoi me denigrimin e kundërshtarit politik.

Në fitoren e socialistëve luajti një rol të madh vetë opozita, që përmes bojkotit të saj parlamentar dhe zgjedhor jo vetëm solli një parlament jofunksional, por ajo nga fundi i vitit 2019 i hoqi vetes mundësinë për çdo lloj ushtrimi të ndikimit në nivel lokal.

PD dhe Lulzim Basha e nxorrën veten jashtë loje dhe thjesht i lanë skenën Edi Ramës si edhe burime institucionale dhe shtetërore. Fitorja e Edi Ramës kështu është me shtrirje të gjerë.

Vetëm në qarkun zgjedhor Shkodër fitoi PD-ja tani. Ishte sigurisht një gabim taktik, që PD sërish doli bashkë në një fushatë me LSI-në, megjithëse pikërisht ky koalicion qeveritar u rrëzua në vitin 2013. Dhe PD-ja vetë ishte e përçarë mes atyre që qëndruan në parlament dhe atyre jashtë tij.

Të larguarit, ish-demokratët si Topalli, Patozi, Hajdari, i kanë kushtuar shumë vota PD-së, pa i dalë që me partitë e tyre të reja të kalonin kufirin minimal  të 1%. Edhe ata duhet t’i kishin bashkuar forcat, thotë ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re