Presidenti rus Vladimir Putin po luan lojën e tij politike që nga fillimi i Kupës Botërore në futboll, duke ftuar presidentë dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga anekënd, për të parë ndeshjet në stadium.

Me 2.5 milion bileta të shitura, Rusia është shndërruar në një destinacion të madh turistik, komenton CNN.

Ky Botëror e ka vënë Putinin në një pozitë te re gjeopolitike, më të avancuar, pasi atij i kanë ardhur urime nga homologu amerikan Trump, mbi mirëorganizimin e eventit të madh.

Por, sipas CNN, kjo nuk është vetëm për pastërtinë diplomatike. Kupa Botërore do të mbyllë, në një mënyrë më të thellë, kapitullin që Putini hapi në Olimpiadën Dimërore në Soçi.

CNN kujton së menjëherë pas këtyre lojrave më 2014-ën, Rusia aneksoi Krimenë ukrainase, e cila shkaktoi një krizë serioze ndërkombëtare, duke kulmuar me goditjen Malaysia Airlines MH17 në qiellin ukrainas dhe luftën në Siri, gjë që e çoi Moskën në prag të një izolimi global.

“Tani Putin po përjeton një moment të rusofilije ndërkombëtare. Botërori ende nuk është njollosur nga dhuna e tifozëve, as nga ndonjë kërcënim terrorist, dhe imazhet e tifozëve të lumtur nga rrugët e qyteteve ruse kanë përcjellë një imazh pozitiv të vendit. Kjo kurorë gjeopolitike do të vihet pas fundit të kampionatit kur Putin do të takohet me Trump më 16 korrik në Helsinki”, shkruan CNN.

Në axhendën e takimit, dy liderët botërorë do të disktutojnë të gjitha ato çështje që “shqetësojnë botën”, e ku Rusia ka padyshim dorën e saj.

Gjithashtu, pas Botërorit, një delegacion i lartë i republikanëve nga Shtetet e Bashkuara arrin në Moskë, sipas rrjetit televiziv amerikan.

Dhe së fundi, përfundimi më 15 korrik do t’i japë Putinit mundësinë për të luajtur një rol tjetër. Udhëheqësi rus ka ftuar kryeministrin  izraelit Benjamin Netanjahu dhe udhëheqësin palestinez Mahmud Abaz, që të tre së bashku të shohin finalen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re