Autor: Can ACUN

Me deklaratat e fundit publike, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar operacione të reja të mundshme ushtarake në veri të Sirisë. Presidenti Erdogan zbuloi se kërcënimet terroriste kundër Turqisë nga rajoni vazhdojnë dhe se do të kryhen operacione të reja ushtarake për të shënjestruar organizatën terroriste PKK/YPG me qëllim të krijimit të një zone të sigurt 32 km të thellë përgjatë gjithë vijës kufitare me Sirinë. Ekuacioni i ri gjeopolitik i krijuar nga lufta në Ukrainë ka paraqitur mundësi të reja në kuadrin e luftës së Turqisë kundër terrorizmit.

Turqia ka kryer disa herë operacione të mëdha ushtarake kundër kërcënimit terrorist që kërcënon sigurinë e saj kombëtare që buron nga Siria. I pari filloi në vitin 2016 me Operacionin e koduar “Mburoja e Eufratit” dhe synonte njëkohësisht organizatat terroriste DAESH dhe PKK, e ndjekur kjo nga Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin dhe më në fund Operacioni “Burimi i Paqes” për të mbuluar Tel-Abyad dhe Ras Al-Ayn në lindje të Eufratit. Ndërsa këto operacione eliminuan përpjekjet e organizatës terroriste PKK/YPG për të arritur në Mesdhe dhe për të krijuar një shtet terrorist, organizata ende ruan praninë e saj në Siri. Ndërkohë kjo organizatë terroriste vepron nën mbrojtjen e Rusisë dhe regjimit të Asadit, veçanërisht në Tel-Rifaat dhe Manbij në perëndim të Eufratit, lindja e Eufratit është kryesisht nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). PKK/YPG po përpiqet të krijojë një zonë “de facto” autonome nën emrin “Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore” dhe të bëhet një strukturë autonome e njohur mbi baza politike dhe ligjore, duke përfshirë rajoni Raqqa dhe Deir Ez-Zor me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të ndryshme perëndimore. Mirëpo, Turqia nuk ka ndërmend të lejojë një fakt të tillë të kryer. Presidenti Erdogan me deklaratat e tij të fundit publike ka sinjalizuar operacione të reja ushtarake të mundshme në veri të Sirisë. Erdogan zbuloi se kërcënimet terroriste kundër Turqisë nga rajoni vazhdojnë dhe se operacionet e reja ushtarake do të kryhen kundër organizatës terroriste PKK/YPG për të krijuar një zonë të sigurt 32 km të thellë përgjatë gjithë vijës kufitare me Sirinë. Ekuacioni i ri gjeopolitik i krijuar në Ukrainë ka paraqitur mundësi të reja në kuadrin e luftës së Turqisë kundër terrorizmit.

Në veçanti, tërheqja graduale e Rusisë nga Siria dhe fokusi i SHBA-së në luftën në Ukrainë po zgjerojnë hapësirën e manovrimit të Turqisë. Pas përgatitjeve të nevojshme logjistike, është vetëm çështje kohe që Forcat e Armatosura Turke, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane të trajnuar dhe të pajisur, të kryejnë operacione ushtarake gjithëpërfshirëse kundër rajoneve të lartpërmendura.
Burimi: Trt Shqip

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re